Kryetari i Bashkisë, priti ditën e djeshme, datë 24.01.2019, ambasadorin e BE në Shqipëri, Z. Luigi Soreca, dhe përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Znj. Limya Eltayeb.

Kryetari i paraqiti problematikat dhe sfidat që ka Bashkia Përmet pas ndarjes administrative territoriale si dhe i falenderoi për mbështetjen e tyre me projektet që janë fituar dhe po zbatohen në Përmet. 
Z. Soreca dhe Znj. Elatyeb premtuan mbështetje për Bashkinë në projekte të tjera, më specifikisht një qëndër rinore dhe qëndër për moshën e tretë.

Pjesë e vizitës ishte edhe takimi me fermerët e fshatit Kosinë, ku u theksua mbështetja e ofruar nga BE për ta nëpërmjet fondeve IPARD; diskutim i hapur me nxënësit mbi procesin e integrimit europian dhe një koncert nga fëmijët me aftësi ndryshe.

Pas vizitës në Ujërat Termale të Bënjës, dita u mbyll me mbjelljen e trëndafilave në lulishten e qytetit.

Ambasadori përcolli mesazhin se integrimi i Shqipërisë në BE do të vijë edhe nga Bashkitë e vogla.