Bashkia Përmet është përfituese e disa projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi EuropianZhvillimi i turizmit tematik në zonën ndërkufitare duke ruajtur mjeshtërinë e përpunimit të gurit” (Akronimi: STONE.ART).

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është ruajtja dhe forcimi i zejtarisë dhe traditës së pëpunimit të  gurit të rajoneve të Epirit dhe Shqipërisë së Jugut, si një element integral kulturor i zonës së ndërhyrjes, dhe ta vlerësojë lidhjen me zhvillimin e turizmit tematik.

Partnerët e projektit janë Bashkia e Konicës, Universiteti i Janinës, Universiteti i Gjirokastrës dhe Bashkia Përmet, ku buxheti i Bashkisë Përmet është 121,800 euro (15% cofinancim i Bashkisë)

-Rezultatet  kryesore të projektit janë:

  • Depozitimi i i teknikave dhe metodave të ndërtimit të gurit;
  • Atlas i Monumenteve të gurit në formatin hard dhe të dixhitalizuar
  • Krijimi i markës kulturore STONE.ART;
  • Modelet 3D të konstruksioneve më të rëndësishme guri të zonës
  • Lojë dixhitale për të rritur dhe fëmijë në lidhje me monumentet e gurit.
  • Një aplikacion udhëzues turistik me përmbajtje të pasuruar në lidhje me monumentet e gurta të zonës së bashku me informacione të dobishme turistike
  • Rehabilitimi i Shkollës së Vjetër Vourbiani për të pritur të interesuarit për tu trajnuar mbi teknikat e përpunimit të gurit.
  • Rregullimi i ambjentit në katin e dytë të Qëndrës Kulturore, ku një sallë do të shërbejë për trajnimin e vazhdueshëm të artizanëve kurse në sallën tjetër do të paraqiten në 3D monumentet e gurit të zonës së Përmetit.
  • Prodhimi i broshurave shumëgjuhëshe në teknikat e përpunimit të gurit për ndërtimin e shtëpive;
  • Pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare STONE2020

Projekti pritet të përfundojë në Dhjetor 2021.