Janar 2021.
Gjatë dekadave të fundit, shpeshtësia dhe intensiteti i fatkeqësive natyrore, shoqëruar me dëme të mëdha në burime materiale dhe njerëzore, është rritur ndjeshëm për shkak të degradimit të mjedisit, ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike dhe epidemive si COVID-19 me të cilën po përballemi këtë vit.
Arsyeja që fatkeqësitë natyrore janë shndërruar në katastrofa, vjen për shkak të shkallës së ulët të ndërgjegjësimit dhe mungesës së informacionit të komunitetit.
Fëmijët përfaqësojnë kategorinë më vulnerabël në rast të një katastrofe natyrore ose emergjence civile, atyre u mungojnë njohuritë dhe ata nuk zotërojnë aftësitë e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që mund t’ju kanosen.
Duke e parë të nevojshme edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj, QKF Përmet së bashku me Njësinë e Integrimti Evropian dhe  Përgjegjësin e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Përmet zhvilluan një takim me fëmijët e qëndrës për njohjen e fëmijëve me situatat e emergjencave natyrore dhe civile, për përgatitjen për menaxhimin e tyre dhe përballimin e pasojave.
Zhvillimi i një kulture të aftësive për jetën dhe menaxhimit të rreziqeve fillon pikërisht nga fëmijët.