Qëndra Komunitare për fëmijët me nevoja të veçanta është qendra e parë e hapur në territorin e bashkisë si një risi në shërbimet e specializuara për fëmijët me aftësi të veçanta.
Me vënien në funksion të kësaj qendre, rreth 15 fëmijë marrin shërbime cilësore dhe pa pagesë duke siguruar riaftësim të tyre.
Funksionimi i kësaj Qendre rriti vetëdijen dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për ekzistencën dhe vlerën e këtyre shërbimeve.
Bashkia ka menduar shtimin e një shërbimi të ri kundrejt shërbimeve që ofron qendra, atë të psikologut. Kjo si nje mundësi për të rritur komunikimin me fëmijët dhe prindërit e tyre, dhe trajtimin nëpërmjet terapive të nevojshme.