Infrastruktura publike gjithmonë ka qenë në vëmendjen dhe prioritetet e Bashkisë Përmet, pavarësisht kapaciteteve financiare.
Pjesë e prioriteteve ka qenë segmenti rrugor Spital-Varreza, një rrugë gjithmonë problematike dhe në harresë.
Bashkia, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak datë 02.02.2021, miratoi vendimin për kryerje investimi në këtë segment.
Projekti i hartuar nga Zyra e Urbanistikës, ka vlerën prej 40 690 443 lekë dhe përfshin: asfaltim, ndërtim të trotuareve, rrjeta inxhinierike dhe ndriçim të këtij aksi.
Në këtë investim një pjesë e financimit mbulohet nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër, si pjesë e Akt Marrëveshjes me këtë institucion duke mbështetur në vlerën prej 10 milion lekë për dy vite.
Punimet pritet të nisin në muajin shtator së bashku me fillimin e projektit për ndriçimin e qytetit, financuar nga SECO.
Projekte dhe punë të mira do të vijojnë në shërbim të Përmetit dhe përmetarëve.