Proçedurat e bërjes së kërkesave,ankesave dhe vërejtjeve

Në referencë të ligjit Nr.60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.
“Sinjalizues” është individi, i cili aplikon ose është në marrëdhënie pune, ose ka punuar më parë pranë autoritetit publik Bashkia Përmet  dhe  institucionet në  vartësi të saj, pavarësisht nga natyra e marrëdhënies së punës ose kohëzgjatjes së saj, si dhe nëse paguhet ose jo, që sinjalizon një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni.

  • Çdo person, i cili vihet në dijeni për veprime ose praktika të dyshuara si:
    çdo formë të korrupsionit aktiv, korrupsionit pasiv.
    shpërdorimit të detyrës ose kompetencave.
    ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve,
    shpërdorimit të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit, përfitimit të paligjshëm të interesave,
    si dhe çdo akt tjetër i ngjashëm me to.

Sinjalizimi bëhet me çdo mjet komunikimi, në formë të shkruar ose deklarohet verbalisht para njësisë përgjegjëse dhe dokumentohet me shkrim prej tyre. Sinjalizimi përmban të paktën:
a) të dhënat e identitetit të sinjalizuesit;
b) të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit;
c) përshkrimin e fakteve e të rrethanave të njohura nga sinjalizuesi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, shoqëruar me provat përkatëse, për aq sa është e mundur;
ç) referimin përkatës në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, të veprës ose praktikës së dyshuar të korrupsionit;

Në rastet kur sinjalizimi nuk është depozituar sipas formës dhe përmbajtjes së mësipërme sinjalizuesit i kërkohet me shkrim të korrigjojë këto të meta brenda 7 ditëve nga data e marrjes së njoftimit për korrigjim.
Sinjalizuesi mund të zgjedhë të mbetet anonim dhe sinjalizimi pranohet, nëse në të janë shprehur qartë dhe janë arsyetuar shkaqet e anonimatit dhe të dhënat e sinjalizuara sigurojnë një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.
Sinjalizimet regjistrohen në një regjistër të posaçëm protokolli dhe elektronik për regjistrimin e sinjalizimeve.
Njësia përgjegjëse brenda  10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, vendos me akt të ndërmjetëm të arsyetuar për riparimin e pasojave të paligjshme nga akti i hakmarrjes. Në rast të shkeljes së këtij afati, kërkesa e sinjalizuesit paraqitet tek ILDKPKI-ja, që vendos brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës për riparimin e pasojave të paligjshme të aktit të hakmarrjes.

Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së një kërkese për mbrojtje nga hakmarrja, njofton me shkrim sinjalizuesin për regjistrimin e pretendimit dhe emrin e personit pranë Njësisë Përgjegjëse të Sinjalizimit, i cili do të ndjekë çështjen. Përmbajtja e rregjistrit të posaçëm për këtë qëllim përcaktohet me urdhër të veçantë të Inspektorit të Përgjithshëm.
Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit heton administrativisht sinjalizimin, në përputhje me procedurën e përcaktuar në ligjin nr. 60/2016. Për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj, Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit zbaton dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative.

Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit  ka të drejtë të kërkojë informacione dhe dokumente, të urdhërojë inspektime ose analiza, të mbledhë deklarata ose të pyesë persona në dijeni ose rrethanat e çështjes ose të konsultohet me ekspertë të fushave të ndryshme.

Në hetimin administrativ merr pjesë sinjalizuesi dhe çdo person tjetër i tretë, kur dyshohet se posedon dokumente ose ka dijeni për rrethanat e sinjalizuara, përfshirë dhe të sinjalizuarin, nëse vlerësohet e nevojshme nga  Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit

Çdo palë pjesëmarrëse në hetimin administrativ i garantohet një proces i rregullt, në përputhje me parashikimet në Kodin e Procedurave Administrative, si dhe:
mund të japë deklarata me shkrim, argumente ose opinione;
mund të konsultohet me dosjen e hetimit;
ka të drejtë të dëgjohet në lidhje me pretendimet e tij.

Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit njofton sinjalizuesin për çdo masë të marrë në përgjigje të sinjalizimit jo më vonë se 30 ditë nga momenti i kryerjes së veprimit. Pavarësisht nga afati i njoftimit të parashikuar në këtë pikë, Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit  është e detyruar t’i përgjigjet brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës për informacion, të paraqitur me shkrim nga sinjalizuesi, në çdo kohë, në lidhje me çështjen e sinjalizuar prej tij.

Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit merr masa të menjëhershme, të çastit dhe për aq sa është e mundur, për të parandaluar ose penguar vazhdimin e pasojave të dëmshme nga veprimi ose praktika e dyshuar e korrupsionit të sinjalizuar.

Nëse në përfundim të hetimit administrativ nga Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimit rezulton se veprimi ose praktika e dyshuar e sinjalizuar përbën ose mund të përbëjë një shkelje administrative, sipas ligjit,  Përgjegjësi Njësisë Përgjegjëse të Sinjalizimi sipas rastit, vë në dijeni organin kompetent.

Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimi përfundon hetimin administrativ nëse:
gjatë hetimit rezulton se sinjalizimi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit është i bazuar. Në këtë rast, Njësia Përgjegjëse të Sinjalizimi njofton menjëherë prokurorinë ose Policinë e Shtetit.

Sinjalizuesi nuk ka vepruar në kushtet e mirëbesimit, në zbatim të nenit 6 të ligjit nr.60/2016.
Në dosjen e sinjalizimit shënohen vendimi për përfundimin e hetimit administrativ nga Pergjegjesi Njësise Përgjegjëse të Sinjalizimi , i arsyetuar për të gjitha shkaqet që kanë çuar në vendimmarrjen përkatëse, si dhe masat e marra në lidhje me sinjalizimin.
Procedura e hetimit administrativ të sinjalizimit përfundon sa më shpejt të jetë e mundur, por, në çdo rast, jo më vonë se 60 ditë nga data e fillimit të hetimit, përveçse kur nga rrethanat kërkohet një afat më i gjatë.

FORMULAR I SINJALIZIMIT TË BRENDSHËM “TË NJË VEPRIMI OSE PRAKTIKE TË DYSHUAR KORRUPSIONI”

FORMULAR KËRKESË PËR MBROJTJE NGA HAKMARRJA

Rregullore e brendshme për procedurën e shqyrtimit, hetimit administrativ, sinjalizimit dhe mekanizmat e mbrojtjes së konfidencialitetit.

Njësia Përgjegjëse që rregjistron , heton administrativisht dhe shqyrton sinjalizimiet

Adresa postare/elektronike për depozitimin e kërkesave, ankesave, sinjalizimeve dhe vërejtjeve

Adresa zyrtare: info@bashkiapermet.gov.al  ; zaimirudina@yahoo.com

Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve në lidhje me kërkesat, ankesat, vërejtjet

Afatet dhe menyrat e  kthimit te pergjigjeve ne lidhje me kerkesat, ankesat, verejtjet: 10 dite