Bashkia Përmet ka filluar punën në Njësitë Administrative për riparimin e të gjitha urave të dëmtuara para mbërritjes së stinës së dimrit.
Puna e Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Sektorit të Rrugëve Rurale ka nisur fillimisht në Njësinë Administrative Petran me riparimin e urës pasarelë në fshatin Kaludh, riparim i cili shkon deri në zëvendësimin e shtresës së urës, e lënë në harresë prej 6 vitesh.
Kjo ndërhyrje e domosdoshme do të bëj të mundur kalimin e sigurt të banorëve dhe transportin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale te tyre.
Për një lëvizje më të sigurt dhe zhvillim më të mirë të zonës Bashkia Përmet është në proçes hartimi të projektit për ndërtimin e një ure tip bel e cila do të zgjidhë përfundimisht problemin e banorëve të këtij fshati.