Sikurse kemi ndarë me ju lajmin për investimin e Qeverisë për Rikonstruksionin e Ujësjellsave Rajonalë, tashmë ky investim po vihet në zbatim.
Puna ka nisur me ujësjellësin e fshatit me hapjen e kanaleve dhe ndërtimin e depos, duke vazhduar puna me intesitet për realizimin e objektivit kryesor, zgjidhja e problematikës së ujit në këtë zonë.
Fillimi i punimeve u inspektua edhe nga Kryetarja e Bashkisë duke siguruar mbarëvajtje të punimeve dhe reflektimin sa më shpejt në furnizimin me ujë të pijshëm dhe rritjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të kësaj zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment