Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u miratua lista e familjeve të pastreha që përfitojnë nga muaji shkurt bonusin e qirasë.
Bonusin e qirasë si një nga format e trajtimit me strehim për familjet në nevojë , e përfituan 10 familje të cilat gëzonin statusin të pastrehë dhe kanë të ardhura të pamjaftueshme. Ju dha prioritet familjeve me probleme sociale, familjeve me nëna kryefamiljare me fëmijë jetimë, tetraplegjikë, familje me të ardhura të papërballueshme , familje të komunitetit egjiptiane etj.
Efektet financiare për 10 familjet të cilat rezultojnë me dokumentacion të plotë, do të përballohen nga fondi i parashikuar në buxhetin e bashkisë në shumën 560.000 lekë për një vit.
Vëmendja që ju meritoni do të vazhdojë me faza dhe projekte të mëtejshme me prioritete të njëjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment