Me rastin e Ditës Botërore të Biodiversitetit,  22 Maj, këndi i BE-së  në Përmet, zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me fëmijët e kopshtit. Qëllimi i aktivitetit ishte tu shpjegonte fëmijëve kuptimin e fjalës biodiversitet dhe sa e rëndësishme është ruajtja e tij. Kjo u arrit duke i angazhuar fëmijët në krijimin e një “ekosistemi”. Ky aktivitet i  ndihmoi fëmijët të marrin informacion mbi florën dhe faunën që na rrethon dhe kujdesin që duhet të tregojmë për ta ruajtur atë.