Kërkesat për informacion që i adresohen Bashkisë Përmet janë të fushave dhe problematikave të ndryshme. Një numër i lartë i kërkesave për informacion bëhet për shërbimet sociale (strehimi, programi i kredive të buta për çiftet e reja, qendrat sociale etj). Gjithashtu në fokus të kërkesave për informacion vazhdon të mbetet buxheti i bashkisë, i cili është i publikuar brenda Programit të Transparencës. Një tjetër fushë me interes për marrje informacioni ka të bëjë me çështje të infrastrukturës dhe projekte të ndryshme të Bashkisë.

Bashkia Përmet bën të mundur që cdo informacion i cili është dhënë të paktën një herë, të bëhet i disponueshëm edhe për persona të tjerë që mund ta kërkojnë në të ardhmen.