Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, veteranë të luftës, pasardhës të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësues të pushtetit vendor kanë kryer homazhe pranë lapidarit në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, duke nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Këtë 29-Nëntor, në ambientet e rikonstruktuara, u kujtuan ata që vunë jetën e tyre në themel të Shqipërisë, në themel të historisë, në themel të së ardhmes!
Qyteti përveç flamujve sot duhej të gumëzhinte nga festa dhe aktivitetet.
Megjithatë entuziazmi dhe krenaria për këtë ditë është në zemrat tona. Ta kalojmë këtë situatë, për të qenë sërish sëbashku në këto festa.
Urimi për 108-vjetorin e Pavarësisë vjen edhe nga vogëlushët e kopshtit, e ardhmja e kombit tonë.
Faleminderit vogelushë🙏🏻!
Gëzuar ditën e lavdisë dhe krenarisë tonë kombëtare🇦🇱!