Pas 25 viteve pritjeje, më në fund këto ditë filloi investimi: ”Rikonstruksioni dhe betonimi i të gjithë rrugëve të Fshatit Piskovë, një ndër fshatrat e mëdhenj dhe të populluar- qendër e ish Komunës Piskovë të Bashkisë Përmet.

Ky investim vjen menjëherë pas përfundimit të investimit të Bashkisë Përmet të “Ndërtimit të rrjetit të brendshëm të Ujësjellësit Piskovë “ duke ju siguruar banorëve ujë 24 orë.

Rrugët e brendshme dhe uji i pijshëm kanë qenë problematikat kryesore të banorëve të Piskovës. Të dyja këto investime janë financuar nga fondet e Bashkisë Përmet të siguruara nga të ardhurat e taksave lokale të qytetarëve.

Ky investim parashikohet të përfundojë brenda pak muajve dhe fshati Piskovë do të ketë infrastrukturën e dëshiruar dhe të kërkuar prej tyre në çdo fushatë elektorale.

Bashkia Përmet garanton se përveç investimeve në Qytetin e Përmetit ka investuar dhe do të investojë proporcionalisht edhe në të ardhmen në fshatrat e ish Komunave të Bashkisë .