Bashkia Përmet është përfituese e disa projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi Europian. Një prej këtyre projekteve është projekti i titulluar “Eksplorimi i trashëgimisë kulturore të zonës ndërkufitare përmes një biblioteke dixhitale dhe gojëdhënave” (Akronimi: EXPLORAL).

-Objektivi i përgjithshëm i projektit është i dyfishtë:

(i) të transformojë bibliotekat në një pikë referimi për të gjithë turistët që vizitojnë zonën ndërkufitare dhe

(ii) identifikimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore së përbashkët të rajonit ndërkufitar përmes studimit dhe analizës së historisë dhe traditës gojore dhe ndërlidhjes së tyre me burimet e shkruara. Përmbajtja e tyre ka vlerë të shtuar shoqërore duke kontribuar në kohezionin social, në evolucionin dinamik dhe në qëndrueshmërinë e trashëgimisë kulturore.

-Partnerët e projektit: Universiteti i Janinës, Libraria Publike e Konicës dhe Bashkia Përmet dhe buxheti total për Bashkinë është 151.862.9 euro

-Rezultatet kryesore të projektit janë:

  • Krijimi i një biblioteke dixhitale me materiale të ndryshme: libra dhe dokumenta të skanerizuara, video, foto të historisë, kulturës dhe trashëgimisë të vendeve partnere.
  • Regjistrimi i gojëdhënave dhe dëshmive nga persona të ndryshme në lidhje me elementë të rëndësishëm të traditës si psh ritet e ndryshme, histori, gojëdhëna etj.
  • Një aplikacion mobile për Android dhe iOS që përfshin informacionet e mësipërme dhe gjithahstu dhe një një hartë të zonës ndërkufitare. Harta do të lidhet me dëshmitë e regjistruara dhe materialin tashmë të dixhitalizuar të Bibliotekës.
  • Organizimi i 2 Ditëve Informuese (një Greqi dhe një në Shqipëri) për të informuar qytetarët, turistët dhe profesionistët në sektorin e turizmit (p.sh. hotelierët, operatorët turistikë, agjentët turistikë) mbi përfitimet nga përdorimi i Bibliotekës Dixhitale dhe aplikacionit celular EXPLORAL që do të të jetë i lidhur me përmbajtjen e bibliotekës dixhitale.
  • Rikonstruksioni i Bibliotekës së Përmetit

Projekti mbaron në Maj 2021.