Në bazë të VKM nr. 329 datë 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ”, Bashkia kryen procedurat e marrjes së dokumentacionit për dhënien e ndihmës së menjëhershme për këto raste dhe vazhdimin e procedurave të mëtejshme.

Aplikimi për dhënien e ndihmës financiare familjarve që u është djegur shtëpia.

Dokumentacioni që kërkohet është:

  • Kërkesën e familjarit për ndihmë në rastin e fatkeqësisë.
  • Vërtetimin  nga sektori i PMNZH-së.
  • Certifikatën familjare.
  • Fotokopje kartë identiteti.
  • Fotografi të objektit të djegur.
  • Vërtetim nga rajoni.(si banor i atij rajoni)
  • Deklaratën e materialeve të djegura të hartuar në prani të përfaqësuesit të rajonit.

Përfitim ndihme financiare në rast fatkeqësish natyrore

Dokumentacioni që kërkohet është:

  • Proçes-verbal i konstatimit të gjendjes
  • Preventivat e dëmeve nga ana ndërtimore në objektet e banimit, si dhe dëmeve në orendi pajisje, etj
  • Çertifikatë familjare në momentin e ndodhjes së fatkeqësisë
  • Çertifikatë e vdekjes së pjesëtarit të familjes, kur ka raste të tilla, shoqëruar me vërtetimin mjeko-ligjor sipas rastit
  • Vërtetim nga PMNZH-ja në rast zjarri
  • Studimi gjeologjik
  • Vendim i Këshillit Bashkiak konfirmuar nga Prefekti