Për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia, u vendos për herë të dytë dyfishimi i ndihmës ekonomike brenda një periudhe më pak se 1 vjeçare.
Me vendim nr.85 datë 10.02.2021 Këshilli i Ministrave ka vendosur për një shtesë në vendimin Nr.597 datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave,dokumentacionit dhe masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike dhe përdorimit të fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia COVID-19”.
Nga ky ndryshim mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike, përfituan rreth 80 familje që trajtohen nga Skema e Ndihmës Ekonomike në Bashkinë Përmet, pra familje me mungesa të theksuara ekonomike.
Qëllimi i këtij ndryshimi është lehtësimi i efekteve të pandemisë së Covid-19 në nevojat e këtyre familjeve.
Dyfishimi i NE këtë herë do të jetë për një periudhë më të zgjatur prej 6 muajsh, duke i filluar efektet financiare që nga muaji Janar 2021, deri në muajin Qershor të vitit 2021.