Bashkia Përmet në mbështetje të Ministrisë së Kulturës ,organizatës CESVI, Convivium-it “SlowFood Përmet” dhe shoqëria Pro Përmet, çelën sezonin turistik pasditen e datës 22 Prill 2017 në sheshin e qytetit.
Aktivitetin e shoqëruan Trupa fantastike e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Sazet e Mjeshtrave Përmetarë .
Gjithashtu nuk munguan lojëra popullore dhe promovimi i pasurive natyrore dhe traditës së gatimit .