BONUSI I BEBES !

Bonusi i Bebes ,një politikë sociale e qeverisë që mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik kishte hasur probleme në shpërndarje. Falë bashkëpunimit me Minisitrinë e Brendshme me ministër Bledi Çuçi, u bë e mundur që pas kaq shumë vitesh 119 fëmijë të familjeve përmetare të marrin pagesën e bonusit të Bebes. Një shpërblim simbolik…

MUZEU VENDOR PËRMET DREJT PËRFUNDIMIT !

Muzeu po i rikthehet qytetit si një pasuri e çmuar dhe unikale. Nuk është mbushur ende një vit dhe në ambientet e brendshme, ku objektet ishin të shpërndara në mënyrë kaotike dhe të pa trajtuara, janë krijuar pavione duke përmendur Pavioni i Arkelogjisë , Pavioni i Artizanatit , Pavioni i Luftës , Pavioni i Vëllezërve…

BASHKIA PËRMET , PËRFITUESE E NJË GRANTI TË KOMISIONIT EVROPIAN MBI ZHVILLIMIN E TURIZMIT KULTUROR!

Bashkia Përmet bëhet pjesë e projektit INCULTUM – ‘Duke vizituar kufijtë. Turizmi kulturor inovativ në periferitë Evropiane’, financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit mbi kërkimin dhe inovacionin HORIZON 2020 – H2020-SC6-TRANSFORMATIONS-2020. Bashkia Përmet është një nga të paktat institucione vendore në Shqipëri që përfiton nga ky program. Projekti ka në fokus zhvillimin e…

RIKONSTRUKSIONI I SEGMENTIT SPITAL-VARREZA!

Infrastruktura publike gjithmonë ka qenë në vëmendjen dhe prioritetet e Bashkisë Përmet, pavarësisht kapaciteteve financiare. Pjesë e prioriteteve ka qenë segmenti rrugor Spital-Varreza, një rrugë gjithmonë problematike dhe në harresë. Bashkia, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak datë 02.02.2021, miratoi vendimin për kryerje investimi në këtë segment. Projekti i hartuar nga Zyra e Urbanistikës, ka vlerën…

SHËRBIM I RI PËR QENDRËN KOMUNITARE!

 Qëndra Komunitare për fëmijët me nevoja të veçanta është qendra e parë e hapur në territorin e bashkisë si një risi në shërbimet e specializuara për fëmijët me aftësi të veçanta. Me vënien në funksion të kësaj qendre, rreth 15 fëmijë marrin shërbime cilësore dhe pa pagesë duke siguruar riaftësim të tyre. Funksionimi i kësaj…

DYFISHIMI I NDIHMËS EKONOMIKE JANAR-QERSHOR 2021!

Për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia, u vendos për herë të dytë dyfishimi i ndihmës ekonomike brenda një periudhe më pak se 1 vjeçare. Me vendim nr.85 datë 10.02.2021 Këshilli i Ministrave ka vendosur për një shtesë në vendimin Nr.597 datë 04.09.2019 “Për përcaktimin e proçedurave,dokumentacionit dhe masës mujore të përfitimit të…

Apliko me idenë tënde të biznesit!

Bashkia Përmet fton të gjithë personat që kanë një ide biznesi ose sapo kanë filluar një biznes të aplikojnë për të qënë pjesë e mbështetjes së ofruar nga Këndi i Biznesit në Bashkinë Përmet. Kjo mbështetje realizohet në kuadër të projektit të titulluar “Krijimi i klubeve të biznesit për nxitjen e sipërmarrjes në zonën ndërkufitare…