Bashkia Përmet është përfituese e disa projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi Europian. Një prej këtyre projekteve është projekti i titulluar “Krijimi i klubeve të biznesit për nxitjen e sipërmarrjes në zonën ndërkufitare (Akronimi: Business Club).

Qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë mbështetje për sipërmarrjet e reja inovative në zonën ndërkufitare, sidomos ato të drejtuara nga femrat dhe të rinjtë.

Partnerët e projektit: Bashkia Argos Orestiko, Management and Administration Authority TecnoPolis, Libraria Publike e Konicës, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Bashkia Përmet, ku buxheti i Bashkisë Përmet është 76,543.4 euro (15% cofinancim i Bashkisë)

Rezulati kryesor është krijimi i “Klubit të Biznesit” në bibliotekë, në një hapësirë të caktuar u vendosën 5 postacione me kompjuter dhe printer që mund të përdoren nga bizneset që regjistohen. Në mënyrë që Klubi i Biznesit të jetë funksional dhe efektiv u:

– Zhvillua   një studim për të identifikuar  gjendjen e sipërmarrjes në secilin vend partner.

– U përgatitën materiale arsimore dhe u zhvillua një model biznesi për sipërmarrësit e rinj.

– U zhvilluan  vizita studimore midis klubeve të biznesit për bashkëveprimin  dhe forcimin e bashkëpunimit midis bizneseve.

Projekti përfundoi në Gusht 2021.

Entrepreneural status in Permet, Business Club