Me rastin e 175 vjetorit të lindjes të atdhetarit, rilindasit, filozofit, mendimtarit, shërbëtorit të gjuhës dhe kuvendimit shqip Naim Frashëri aktivitete të shumta u zhvilluan në nder të tij.
Ekspozita në natyrë ” Ti Shqipëri më jep nder ” me veprat dhe shkrimet e poetit të vendosura në ambjentet e jashtme të bashkisë dhe përgjatë pedonales organizuar nga shtëpia botuese Argeta me mbështetjen e Kryegjyshit Botëror Bektashi Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe me pjesëmarrjen e veçantë të ish Presidentit të Republikës Z.Alfred Moisiu , hapën javën naimiane e shoqëruar me koncertin e zhvilluar në qendër të qytetit, ku performuan nxënës të shkollave dhe sazet e Përmetit këngë në nder të rilindasit.
Koferenca shkencore e mbajtur nga “Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe bashkisë dhe takimi poetik nga Klubi i Shkrimtarëve “Naim Frashëri” Përmet nuk munguan edhe këtë vit duke bërë bashkë personalitete dhe figura të njohura për të kujtuar dhe nderuar veprën dhe punën e dijetarit.
Le të shërbejë kjo ditë e bukur Naimiane, kjo ditë e shenjtë, për organizime edhe më të bukura në qytetin e bukur të Përmetit.