Aktet për të cilët është e detyrueshme zhvillimi i konsultimit publik

Ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik. Të detyrueshme për konsultim janë:
1. Buxheti dhe ndryshimet e tij (programet buxhetore afatmesme dhe projektbuxhetet vjetore)
2. Taksat e tarifat vendore
3. Tjetërsimi ose dhënia në përdorim të pronave të tretëve
4. Rregullorja e brendshme e funksionimit të këshillit të bashkisë
5. Normat, standardet dhe kriteret për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve të këshillit të bashkisë që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik