Promovimi i zhvillimit të mëtejshëm të demokracive pjesëmarrëse është një pjesë integrale e axhendës së integrimit në BE për vendet e Ballkanit. Të gjithë këto vende përballen me sfida lidhur me bashkëpunimin ndërmjet pushtetit lokal dhe organizatave të shoqërisë civile (OSHC). Një sfidë tjetër është mungesa e transparencës lidhur me mbështetjen financiare për OSHC-të, e cila perceptohet si një nga pengesat kryesore për zhvillimin dhe funksionimin e një shoqërie civile të besueshme.

Duke konsideruar këto problematika  Programi Programin Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) ka për qëllim të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile duke mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje si dhe nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Programi financohet nga Bashkimi Europian dhe menaxhohet nga UNDP.  Bashkia Përmet ishte një ndër 12 bashkitë fituese.  Skema e grantit e ofruar nga programi, do të shërbejë për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat do të ofrojnë shërbime në përputhje me prioritetet e bashkisë Përmet.

 Gjatë kohëzgjatjes së projektit pritet që Bashkia në bashkëpunim me UNDP të shpallë tre thirrje publike, nga të cilat dy të parat do të financohen nga shuma e alokuar e grantit (fondet e UNDP dhe bashkëfinancimi i bashkisë) dhe thirrja e fundit do të financohet nga fondet e vetë Bashkisë. Për dy thirrjet e para, pas përzgjedhjes së organizatave në përputhje me prioritetet e vendosura nga bashkia sipas planeve strategjike, UNDP  do të nënshkruajë marrëveshje financimi me secilën prej organizatave të përzgjedhura, ndërsa në thirrjen e tretë këto marrëveshje do të nënshkruhen ndërmjet bashkisë dhe organizatave

Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD do të arrijë janë:

  • Përdorimi i modeleve transparente për financimin e OSHC-ve.
  • OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e komunitetit dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve.

METODOLOGJIA LOD

NJOFTIME THIRRJA 3+4, VITI 2020

NJOFTIME THIRRJA 1, VITI 2018

NJOFTIME THIRRJA 2, VITI 2019

Shprehje interesi, ekspert për realizim video, data e fundit e aplikimeve 26.12.2019.

Shprehje interesi broshura informuese, data e fundit e aplikimeve 03.10.2019.

Shprehje interesi tabela turistike informuese, data e fundit e aplikimeve 03.10.2019.

Shprehje interesi: realizim simboli grafik të Përmetit, data e fundit e aplikimeve 03.10.2019.

Shprehje interesi: Realizimi i Videos Promovuese të Projektit, data e fundit e aplikimeve 03.10.2019

Ftesë për ofertë kosha mbeturinash, data e fundit e aplikimeve 19.09.2019

Ftesë pë ofertë materiale promovuese, data e fundit e aplikimeve 19.09.2019.

Ftesë për ofertë ekspert mjedisor, data e fundit e aplikimeve 19.09.2019.

Ftesë për ofertë transport, data e fundit e aplikimeve 19.09.2019.

Ftesë për ofertë- katering.

Ftesë për ofertë- T-shirt me logo

Ftesë për ofertë për ekspert fotografie, data e fundit e aplikimeve 18.07.2019.

Ftesë për ofertë, ekspert për studim mjedisor, data e fundit e aplikimeve 04.07.2019.

Ftesë për ofertë kancelari, data e fundit e aplikimeve 30.06.2019.

Ftesë për ofertë shërbim katering, data e fundit e aplikimeve 30.06.2019.

Shpallen rezultatet e thirrjes RELOAD!

Rekomandime për shoqatat që aplikojnë në programin RELOAD.

Sesione mentorimi për OSHC-të, programi RELOAD, 19-20.03.2019.

FTESË PËR PJESËMARRJE NË DITËN E HAPUR/SESION INFORMUES MBI: THIRRJEN E DYTË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË PËRMET

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË PËRFAQËSUESIT TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË PROJEKTIT RAJONAL PËR DEMOKRACI VENDORE (ReLOaD) NË 12 BASHKITË PARTNERE.

THIRRJE PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E PROJEKT PROPOZIMEVE NË KUADËR TË PROJEKTIT RELOaD.

Takim konsultativ me OSHC në kuadër të projektit RELOAD,05.02.2019.