Zonat me natyrë piktoreske që ofron Përmeti dhe fshatrat përreth tij do të jenë lehtësisht të arritshme, falë infrastrukturës që sa vjen e përmirësohet.
E tillë është rruga Përmet –Çarshovë, aktualisht një kantier i hapur, por që shumë shpejt do të kthehet në një mundësi të re për shijuar mrekullinë e natyrës përmetare falë projektit “Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet-Çarshovë”.
Projekti i financuar nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e atraksioneve turistike dhe impakt të drejpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment