Duke u nisur nga gjendja tejet e amortizuar e sistemit ujitës në fshatin Qilarisht dhe shqetësimet e fermerëve, Bashkia Përmet po zbaton projektin për Rikonstruksionin e kanalit në rezervuarin e këtij fshati.
Ky investim përfshin rehabilitimin e kanalit ushqyes me tub çeliku të ri, sistemimin e kanaleve vaditëse ekzistuese,funksionimin e pompës furnizuese etj. Mbulimi i këtij projekti me fonde të vet bashkisë do të mundësojë vënien në funksion të sistemit vaditës duke i dhënë ekonomisë bujqësore të zonës më tepër mundësi zhvillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment