Plani strategjik i zhvillimit të bashkisë

Parimet e Planit Strategjik të zhvillimit të bashkisë janë: Të ofrojë një vizion dhe drejtim konsistent, si dhe një vlerësim strategjik jo vetëm të asaj çka është e dëshirueshme, por edhe asaj që është e mundshme në kontekste të ndryshme. Të mbrojë të drejtat e njerëzve, të mbrojë sistemet natyrore, të arritjë një përdorim eficent të burimeve, të arrijë një cilësi të lartë të ofrimit të shërbimeve të koordinojë veprimet dhe investimet.

PPV është miratuar në Këshillin e Bashkisë Përmet, Prefekti i Qarkut Gjirokastër si dhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit. VKB Nr.19 datë 29.04.2020 “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të territorit dhe projekteve strategjike të zhvillimit të Bashkisë Përmet”, Miratimi i Prefektit të Qarkut Gjirokastër në lidhje me VKB Nr.19 datë 29.04.2020. Vendimi nr.3 datë 10.06.2020 i KKT “Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Përmet”. .

Për më shumë informacion në faqen zyrtare të internetit www.permet.gov.al- Për qytetarët- Planifikim zhvillim territori