Këndi i BE-së në Bashkinë Përment në bashkëpunimin me organizatën Përtej Barrierave organizoi ditën e hënë, 29.10.2018, një sesion informues me të rinjtë e Përmetit për programin më të rëndësishëm të BE pë të rinjtë, ERASMUS +.

Të rinjtë morën informacion rreth mundësive që ofron program Erasmus Plus në Shqipëri dhe me detaje informimi u ndal tek shkëmbimet rinore, vullnetarizmi dhe trajnimet.

Pjesa më e madhe nuk kishte informacion për këtë program por kurioziteti dhe dëshira e tyre për të përfituar nga këto mundësi ishte e madhe.