Në 11 gusht për herë të dytë në Përmet u zhvillua Maratona e Këngës Popullore. Qytetarët e Përmetit, emigrantët dhe turistët e huaj kënduan dhe kërcyen deri në mesnatë nën tingujt e muzikës më të mirë popullore dhe moderne shqiptare. Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Përmet dhe nga sponsorat IDRO ENERGIA PULITA dhe KAMILA shpk.

Me ndihmën dhe moderimin e Bledi Manes në 12 gusht në sheshin e qytetit performoi këngëtarja Eli Fara kurse në 13 gusht Rovena Dilo.

Në 14 gusht u zhvillua Festa Lokale ” Gatimet e Gjysheve” në Kosinë. Gjyshet gatuan ushqimet tipike të zonës dhe u festua deri në orët e vona të mëngjesit nën tingujt e muzikës popullore.

Netë festive

Netë festive në Përmet.Në 11 gusht për herë të dytë në Përmet u zhvillua Maratona e Këngës Popullore. Qytetarët e Përmetit, emigrantët dhe turistët e huaj kënduan dhe kërcyen deri në mesnatë nën tingujt e muzikës më të mirë popullore dhe moderne shqiptare. Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Përmet dhe nga sponsorat IDRO ENERGIA PULITA dhe KAMILA shpk. Me ndihmën dhe moderimin e Bledi Manes në 12 gusht në sheshin e qytetit performoi këngëtarja Eli Fara kurse në 13 gusht Rovena Dilo.Në 14 gusht u zhvillua Festa Lokale " Gatimet e Gjysheve" në Kosinë. Gjyshet gatuan ushqimet tipike të zonës dhe u festua deri në orët e vona të mëngjesit nën tingujt e muzikës popullore.

Gepostet von Bashkia Permet am Mittwoch, 15. August 2018