Dëshmorët dhe vendi ku prehen ata, s’mund të kujtohet vetëm në datat historike.
Brigada e Mirëmbajtjes pranë Bashkisë po punon për rikonstruksionin e rrugicave, hyrjes së varrezave dhe mirëmbajtjes së ambienteve të lëna në harresë.
Ndërhyrja nuk ka qëllim vetëm mirëmbajtjen e tyre por edhe për të mbajtur gjallë kujtimin tek qytetarët dhe brezat e rinj, të dëshmorëve dhe heronjve që luftuan dhe sakrifikuan jetën për t’i sjellë lirinë vendit tonë.