Muzeu po i rikthehet qytetit si një pasuri e çmuar dhe unikale. Nuk është mbushur ende një vit dhe në ambientet e brendshme, ku objektet ishin të shpërndara në mënyrë kaotike dhe të pa trajtuara, janë krijuar pavione duke përmendur Pavioni i Arkelogjisë , Pavioni i Artizanatit , Pavioni i Luftës , Pavioni i Vëllezërve Frashëri , Pavioni i Odhise Paskalit. Objektet, që tashmë janë koleksione muzeale dinjitoze, na u desh t’i pastronim dhe trajtonim për t’i kataloguar, prezantuar dhe ekspozuar denjësisht.
Muzeu do të jetë një destinacion i rëndësishëm arkeologjik dhe kulturor, me program dhe aktivitete që do t’i shërbejnë një audience të gjerë dhe të larmishme përfshirë të gjithë vizitorët e qytetit tonë , duke u bërë destinacioni më i sugjeruari nga të gjithë operatorët turistikë.
Muzeu i ri, pasuria e të gjithëve ne, fillon të funksionojë me një vizion të ri për të vazhduar me hapjen e pavioneve të tjerë.