Në kuadër të Ditës së Diversitetit Kulturor, 21 Maj, Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet, organizoi një ekspozitë në katin e parë të Qëndrës Kulturore Multifunksionale. Ekspozita u titullua ” Të bashkuar në diversitet” pasi nxënësit e shkollava nëntëvjecare paraqitën informacione dhe fakte interesante rreth kulturës së shteteve anëtare të Bashkimit Europian,  duke treguar se edhe pse të gjitha shtetet janë të ndryshme , ato jetojnë bashkë në paqe. Në qëndër të ekspozitës ishte paraqitur motoja e BE-së në të 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian.