Një hapësirë tjetër rekreative i është shtuar Qendrës Komunitare Përmet.Fëmijët e qendrës tashmë përveç hapësirës çlodhëse dhe të gjelbëruar , kanë një kënd lojrash falë projektit “Askush të mos mbetet pas”, i cili financohet nga Qeveria Zvicerane dhe zbatohet nga UNDP-ja.
Për herë të parë fëmijët me aftësi të veçanta mund të luajnë dhe argëtohen pasi aksesi i këndit , ngjyrat dhe lodrat janë përshtatur me nevojat e tyre . Bashkia do të vazhdojë
me nisma të tjera për ta vendosur qendrën në shërbim të grupeve të ndryshme të komuniteteve duke u frekuentuar çdo ditë të javës nga fëmijë, të rinj dhe grupe në nevojë .