Kërkesat për informacion që i adresohen Bashkisë Përmet janë të fushave dhe problematikave të ndryshme. Një numër i lartë i kërkesave për informacion bëhet për shërbimet sociale (strehimi, programi i kredive të buta për çiftet e reja, qendrat sociale etj). Gjithashtu në fokus të kërkesave për informacion vazhdon të mbetet buxheti i bashkisë, i cili është i publikuar brenda Programit të Transparencës. Një tjetër fushë me interes për marrje informacioni ka të bëjë me çështje të infrastrukturës dhe projekte të ndryshme të Bashkisë.