Bashkia Përmet është përfituese e katër projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi Europian. Një prej tyre është projekti i titulluar “Zhvillimi dhe promovimi i turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare Greqi- Shqipëri” (Akronimi: EXTOUR).

 Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të nxisë zhvillimin e turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare duke ofruar trajnime për profesionistë të rinj dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Partnerët e projektit janëPrefektura e Janinës, Bashkia e Konicës dhe Bashkia Përmet

-Rezultatet kryesore të projektit janë:

  1. Krijimi i një terreni për ushtrimin e sportit të alpinizmit (climbing field) në Përmet. Fusha e ngjitjes është ndërtuar pranë fshatit Gjinkar sipa standarteve evropiane.
  2. Një aplikacionin për promovimin e turizmit. Aplikacioni quhet Visit Permet dhe mund të shkarkohet në android dhe apple store. Ai përmban informacio ne mbi 40 pika turistike (informacion, foto dhe lokacion).

 

Ditën e sotme u zhvillua dita informuese e projektit e cila kishte si qëllim:

  •  të informonte pjesëmarrësit për projektin
  • të prezantonte fushën e ngjitjes, shoqëruar dhe nga një video demostruese nga shoqata e alpinistëve.
  •  të prezantonte aplikacionin.
  • eventi mbyllës i projektit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment