Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Qëndra Komunitare e fëmijëve me nevoja të veçanta , aty ku sot marrin shërbim rreth 15 fëmijë , zhvilloi një takim me drejtues të Bashkisë , Zyrës Vendore Arsimore Përmet, mësues dhe punonjës të qendrës , ku fëmijët që frekuentojnë qendrën recituan , treguan përralla dhe punimet e tyre. Në këtë takim u pasqyrua puna dhe rezultatet që ka arritur qendra deri tani , shërbimet që ofrohen dhe video gjatë terapive individuale.
Në fund të takimit punonjësit e qendrës ju drejtuan mësuesve ndihmës për ndërgjegjësimin e prindërve në regjistrimin dhe frekuentimin e qendrës nga fëmijët e tyre.
Identifikimi i hershëm , trajtimi profesional dhe mbështetja janë çelesi i rrugëtimit . Sa më herët të fillojë trajtimin një çrregullim si autizmi, aq më të mëdha janë mundësitë për sukses.
Qendra ju mirëpret për të qënë në krahun tuaj, për të trajtuar dhe ndihmuar fëmijët tuaj.