Tashmë dita e verës është kthyer në traditë të përvitshme në Përmet.
Ritualet i fillojmë me ndezjen e zjarrit në vigjilje të datës 14🔥,i cili simbolizon dhe përcjelljen e dimrit për ti lënë zyrtarisht vendin pranverës.
Përmeti do të gumëzhinte nga festimet por edhe këtë vit në pamundësi për të festuar sëbashku, jemi munduar që ritualet e kësaj feste të zbatohen si i do tradita.
Gatime tradicionale nga amvisat përmetare iu shpërndanë familjeve në nevojë.
E ku më bukur se në Përmet vjen pranvera.
Ardhsh e mbarë dhe e begatë!🌸