Në këtë periudhë të vështirë pandemie, kur mësimi në shkolla zhvillohet i alternuar edhe online, Parlamenti Rinor ka nismuar një ide interesante për t’u ardhur në ndihmë të gjtihë nxënësve.
Nisma “Digjitalizo një nxënës” është ideja më e re, e mbështetur nga Bashkia e Përmetit , e cila synon që, përmes solidaritetit, të ndihmojë nxënësit për të pasur mjetet e duhura për të ndjekur mësimin në platformat digjitale.
Kryetarja e Bashkisë zhvilloi një takim me senatin e nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe ofroi mbështetjen ndaj kësaj nisme të ideuar nga Parlamenti Rinor , duke planifikuar në buxhetin e vitit 2021 blerjen e disa paisjeve digjitale të cilat do t’u vijë në ndihmë për mësimin online nxënësve në nevojë.
Ftojmë këdo që ka mundësi t’i bashkohet nismës, që të bëhet pjesë e një akti solidariteti në këto kohë të vështira edhe për fëmijët, të cilët u duhet ta zhvillojnë mësimin online për shkak të pandemisë.