Projekti C-WAY financohet nga programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit (IADSA).

Qëllimi i projektit është të zbatojë idenë e multi-kulturizmit dhe përfshirjes sociale duke krijuar infrastrukturën e nevojshme mbështetëse për vazhdimin e aktiviteteve dhe programeve specifike të të ndryshme në kontekstin e politikave kulturore dhe kohezionit shoqëror.

Objektivi specifik është:

Përmirësimi i përfshirjes sociale në Bashkinë e Pёrmet përmes rikonstruksionit së Kinemasë dhe krijimit të një shërbimi të ri dhe të përmirësuar ekzistues social-kulturor.

Rezultatet e projektit janë:

R1 Rehabilitimi dhe hapja e Kinemasë Multifunksionale për komunitetin e Bashkisë së Përmetit.

R2 Shërbime të reja socio-kulturore të disponueshme për komunitetin lokal në Bashkinë Përmet (kryesisht për të rinjtë) duke përmirësuar kohezionin social.

Projekti parashikon rikonstruksionin e Kinemasë së qytetit duke e kthyer atë në një qendër multifunksionale ku mund të kryhen aktivitete të ndryshme social-kulturore. Implementimi i këtij projekti do të rrisë pjesmarrjen e komunitetit të Bashkisë Përmet në realizimin e aktiviteteteve social-kulturore si në numër ashtu edhe në cilësi pasi do të ketë në dispozicion një objekt publik të rivitalizuar i cili prej kohësh kishte humbur funksionin e tij duke qenë i pashfrytëzueshëm.

Ky projekt zbatohet në partnerit me CESVI. Projekti pritet të përfundojë në 25.06.2022