Bashkia Përmet bëhet pjesë e projektit INCULTUM – ‘Duke vizituar kufijtë. Turizmi kulturor inovativ në periferitë Evropiane’, financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit mbi kërkimin dhe inovacionin HORIZON 2020 – H2020-SC6-TRANSFORMATIONS-2020. Bashkia Përmet është një nga të paktat institucione vendore në Shqipëri që përfiton nga ky program. Projekti ka në fokus zhvillimin e qëndrueshëm të turizimit kulturor në zonat e pazhvilluara dhe periferike duke u bazuar në identifikimin e potencialeve të reja kulturore dhe rivlerësimin e atyre të njohura më parë, aplikimin e qasjeve inovative shkencore dhe nxitjen e pjesëmarrjes së gjerë të komuniteteve lokale. Projekti do të zbatohet në 10 zona pilote (Portugali, Spanjë, Francë, Irlandë, Suedi, Itali, Sllovaki dhe Greqi), një prej tyre dhe Lugina e Sipërme e Vjosës.
Projekti koordinohet nga Universiteti i Granadës, Spanjë, me pjesëmarrjen e 15 institucioneve kërkimore nga vende të Bashkimit Evropian. Në Luginën e Sipërme të Vjosës, aktivitetet do të kryhen në bashkëpunim me institucionin kërkimor shqiptar – CeRPHAAL.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

clear formPost comment