AKTIVITETET E PLANIFIKUARA, VITI 2019
Nr. Aktivitete Data Përshkrimi
1 75- vjetori i  Brigadës 6 Sulmuese 26 Janar Homazhe për dëshmorët e luftës.
2 7-8 Marsi 7-8 Mars Koncert në qëndër të qytetit me fëmijët e shkollave.
3 Dita e Verës 14 Mars Panair me produktet tradicionale të Përmetit.
4 Celja e Sezonit Turistik Fund Prilli Promovohen produktet tipike artizanale, të kulinarisë dhe pikat turistike. Aktiviteti mbyllet me një koncert në qëndër të qytetit.
5 Java Europiane Fillim Maji Aktivitete të ndryshme me fëmijët si konkursi “ Të njohim Europën” me nxënësit e shkollave, forum në lidhje me tematikat e BE etj.
6 Dita e Dëshmorëve 5 Maj Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.
7 Dita Naimiane 25 maj Zhvillohet një mbrëmje poetike me shkrimtarë dhe festë letrare me fëmijët e shkollave.
8 Përmeti Multikulturor 21-23 Qershor Koncert me grupet folklorike nga vendi dhe diaspora.
9 Dita Botërore e Mjedisit Javën e parë të Qershorit Aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese me të rinjtë.
10 Festa Përmetare 12-13 Gusht Zhvillohet koncert tek sheshi i qytetit me grupin e sazeve, këngëtarë të ftuar dhe me videoprojektor shfaqen video për Përmetin.

 

12 Dita e Clirimit të Përmetit 13 Shtator  Homazhe dhe mbledhje me veteranët.
13 Dita e Trashëgimisë kulturore 29 Shtator Në hollin e Qëndrës Kulturore shfaqen me videoprojektor momumentet e kulturës të Përmetit.  Zhvillohen improvizime të gërmimeve arkeologjike me fëmijët e shkollave.

 

14 Dita Ndërkombëtare për aftësinë e kufizuar Aktivitet ndërgjegjësues.
Festat e 28-29 Nëntorit 28-29 Nëntor Zhvillohet një koncert me fëmijët në qëndër të qytetit dhe bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
16 Festat e Fundvitit 20-25 Dhjetor Mbrëmje muzikore- letrare dhe koncert me fëmijët e shkollave me rastin e festave të Fundvitit.