Këndi i Bashkimit Europian është hapur në Nëntor 2017, në kuadër të projektit “Bashkitë për Evropë”. Ai gjendet në katin e parë të Qëndrës Multifunksionale.

Qytetarët, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile mund të drejtohen te këndi, për informacione rreth Bashkimit Europian dhe mundësitë e ndryshme të financimit të projekteve të fushave të ndryshme.