Më shndërrimet demokratike të viteve ’90, zgjedhjet e para pluraliste për postin e kryetarit të Bashkisë së Përmetit u zhvilluan në 26 korrik 1992. Këto zgjedhje i fitoi kandidati socialist Dhimitër Nasi. Edhe Kryetari i Këshillit u zgjodh nga rradhët e Partisë Socialiste.  Në tabelën e mëposhtme jepen informacione për kryetarët e Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak ndër vite.

Legjislatura Kryetari Forca Politike Kryetar i Këshillit Forca politike
1992-1996 Dhimitër Nasi Partia Socialiste Fredi Shuraja Partia Socialiste
1996-2000 Spartak Kondi Partia Demokratike Lliko Londo Partia Demokratike
2000-2003 Ani Kote Partia Socialiste Alma Hoxha Partia Socialiste
2003-2007 Petrit Bregasi Partia Socialiste Josif Bushi Partia Socialiste
2007-2011 Edmond Komino Partia Demokratike Mihallaq Capullari Partia Republikane
2011-2015 Gilberto Jace Partia Socialiste Roland Beo (2011-2013) Partia Demokratike
Ligor  Thanasi (2014-2015) Lëvizja Socialiste për Integrim
2015-2019 Niko Shupuli Partia Demokratike Miranda Habili Partia Socialiste