Pas nismës së ndërmarrë nga Bashkia Përmet për rihapjen e kopshtit me drekë, një nismë kjo e cila rezultoi e suksesshme duke rritur kërkesat dhe numrin e fëmijëve, kopshtit ju shtuan edhe 20 shtretër të tjerë për të plotësuar këto kërkesa dhe për të mirpritur vogëlushët.
Në fillim kopshti nisi me 15 fëmijë të regjistruar, me ngurim dhe hezitim nga ana e prindërve të cilët tashmë shprehen se janë të kënaqur me ambientet dhe shërbimin e stafit, duke e çuar në 33 numrin e fëmijëve që frekuentojnë këtë kopësht. Qëllimi i kopshtit nuk është vetëm t’ju vijë në ndihmë prindërve me orarin 8:00-17:00, por edhe të stimulojë rritjen dhe zhvillimin e fëmijës që vjen nëpërmjet lodrave, socializimit dhe mësimit në grup.
Duke parë kushtet bashkëkohore dhe shërbimin cilësor, kemi bindjen se kjo nismë do të fuqizohet edhe më tepër në të ardhmen.
Eshtë rezultat i një pune të bërë me shumë dashuri për fëmijët, të ardhmen e këtij qyteti.
Për të gjithë prindërit e interesuar, regjistrimet vazhdojnë.