Zyra me një ndalesë u inagurua më 17.03.2019, si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës për shërbime cilësore publike për qytetarët.

Sistemi Informatik i Zyrës me një ndalesë është një nga aktivitetet kryesore të projektit STAR2- “Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative”. STAR2 është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian,  Qeveria e Suedise, Qeveria e Italisë, AICS Tirana, Qeveria e Zvicrës, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë.

Çdo qytetar ka të drejtë që në bazë të ligjit 119/2014 të marrë informacion me shkrim në përgjigje të kërkesës apo ankesës që ai ka bërë pranë zyrës së shërbimeve me një ndalesë.

Çdo ditë të gjitha kërkesat dhe ankesat e marra regjistrohen në një regjistër të zyrës me një ndalesë dhe më pas ato dorëzohen te Zyra e Protokollit, e cila bën protokollimin dhe matrikullimin e çdo kërkese apo ankese. Më pas kërkesa i përcillet drejtorive përkatëse

Zyra me një ndalesë bën lajmërimin dhe shpërndarjen e përgjigjeve qytetarëve ose banorëve të njësive administrative.

Në rastet kur qytetari nuk është i bindur për përgjigjen mund të bëjë një ankesë për mënyrën e përgjigjes dhe në rastet kur merr të njëjtën përgjigje duhet t’i drejtohet organeve të tjera ligj zbatuese.​

Adresa: Godina e Bashkisë, Zyra e parë majtas, Kati i parë, Shëtitorja ” Abdyl Frashëri”, Nr. 1, Përmet

Kontakt:bashkiapermet2015@gmail.com