Bashkia Përmet është përzgjedhur si një prej shtatë bashkive përfituese në Shqipëri të Programit të Këshillit të Europës “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit Rom në Nivelin Vendor”.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti  është të ndërtojë gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore, për të nxitur qeverisjen demokratike vendore dhe të ngrejë kapacitetet dhe nxisë fuqizimin e komuniteteve Rome dhe Egjyptiane për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve.

Ky projekt aplikohet njëkohësisht në shatë shtete: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi. Financohet nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga Këshilli i Europës.

Grupe të synuara

Administrata publike vendore (përfaqësuesit e zgjedhur dhe zyrtarët vendorë) dhe komunitetet Rome prej bashkive të zgjedhura. Ata janë përfituesit e parë afatshkurtër të projektit. Në total, projekti do të ndërhyjë në 50 bashki.

Përfituesit

Përfituesit afat-mesëm dhe afatgjatë përfshijnë popullsinë Rome dhe popullsinë e përgjithshme të bashkive.

Rezultate të pritshme

Mbështetje për autoritetet vendore për të siguruar transparencë dhe barazi në planet dhe buxhetet vendore, që do të çojë në plane vendore përfshirëse dhe ndarjen e burimeve (përfshirë nevojat Rome);

Ngritje e kapaciteteve përmes trajnimit duke ndikuar pozitivisht në administratën publike për ofrimin e shërbimeve cilësore për të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët Rom);

Rregulloret dhe praktikat bashkiake kanë ndikim në pjesëmarrjen dhe fuqizimin e komunitetit Rom:  informacioni është në dispozicion, pranueshmëri e Grupit Komunitar të Veprimit, pjesëmarrja është efektive;

Ndërhyrjet e Grupit Komunitar të Veprimit kanë ndikim pozitiv në paraqitjen e zgjedhjeve për tʹu shndërruar në veprime, që do të rezultojnë në aftësim të rritur të qytetarëve të zakonshëm Rom për të vlerësuar nevojat e tyre, kontribuar në zhvillimin e projekteve publike vendore, ndjekur zbatimin e tyre dhe monitoruar buxhetet publike vendore;

Rezultati mund të përmblidhet i tillë:  Përgjigjshmëri e rritur dhe përgjegjshmëri e qeverisjes vendore/administratës përmes pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komunitetit Rom.