GAZMEND ÇAÇIT I JEPET TITULLI: “QYTETAR NDERI” I PËRMETIT.

I pranishëm në këtë ceremoni, më 22.04.2017, ishte edhe kryeministri Rama.

60 vjeçari Gazmend Çaçi është bërë pjesë e ekipit të parë të “Partizanit” në vitin 1975, ndërsa karrierën e mbylli në vitin 1997.

Çaçi ka luajtur disa herë në kupën e kampionëve, në kampionate europiane, por dhe eliminatoret e Olimpiadës në vitin 1992. Ka dalë 18 herë kampion i Shqipërisë dhe pesë vjet më parë është vlerësuar me titullin “Mjeshter i Madh” nga Presidenti Bamir Topi.

Pas ceremonisë, ish basketbollistët më në zë të Shqipërisë, si Vaso Shaka, Bashkim Milo, Qemal Shalsi, Besnik Çela, Edgar Prifti, Artan Huqo e të tjerë emra të mëdhenj të basketbollit shqiptar, të ndarë në dy ekipe kanë zbritur në fushë për një ndeshje nostalgjie.​