Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe Profesorit Lliko Nano, Biblioteka Publike e Bashkisë Përmet dhe Qendra Kulturore organizuan një aktivitet në nder të mësuesit,shkrimtarit dhe intelektualit përmetar Prof.Lliko Nano.

Në këtë ceremoni morrën pjesë familjare të profesorit ,shokë ,kolegë dhe ish nxënës.

Gjatë aktivitetit u fol për jetën dhe veprimtarinë e tij .
Z.Lumo Kolleshi dhe znj.Kozeta Thanasi, ish-nxënës të profesorit, referuan kujtimet më të bukura me të.

Kjo veprimtari u mbyll me sekuenca nga filmi “Jeta ne duart e tjetrit “, skenari i të cilit është shkruar prej këtij autori .