Me propozim të Bashkisë dhe një grup intelektualësh, dje në ditën e lindjes së Mjeshtrit të Madh Laver Bariut, presidenti i Republikës së Shqipërisë vlerësoi figura të shquara të artit, muzikës popullore e qytetare, atdhetarë të vyer si dhe mbrojtës të identitetit kulturor kombëtar:

  • Tefta Tashko Koco (pas vdekjes) me dekoratën “Nderi i Kombit”
  • Laver Bari Nurkën (pas vdekjes), me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”,
  • Kamber Bënjën (pas vdekjes) me “Dekorata e Artë e Shqiponjës”
  • Sazet e Përmetit me titullin ”Mjeshtri i Madh”
  • Vasil Tole me titullin ”Mjeshtri i Madh”.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua te Qëndra Multifunksionale në Përmet.