Vizita e Znj.Vlahutin, më 08.05.2017, u bë në kuadër të promovimit të qytetit dhe u diskutua për projektet e Bashkisë në lidhje me zhvillimin e turizmit.

Kryetari i Bashkisë, gjatë takimit, theksoi problematikat që shqetësojnë banorët pas reformës territoriale, kryesisht në lidhje me kompetencat e cunguara të deleguara nga qeveria; buxhetet minimale; borxhet e akumuluara; mbrojtjen e lumit Vjosë; infrastrukturën vendore dhe sfidat e të ardhmes.

Kryetari i Bashkisë, në prani të ambasadores dhe Z.Fusco, përfaqësues i Delegacionit Europian, firmosi “Kartën Europiane për Barazi të Grave dhe Burrave në Jetën Vendore”.

Bashkia e Përmetit është bashkia e shtatë në Shqipëri, që ndërmorri një angazhim zyrtar ndaj parimit të barazisë me qëllim arritjen e një jete më të mirë për të gjithë banorët pavarësisht gjinisë.