Bashkia Përmet, me rastin e 171-vjetorit të lindjes së poetit Tonë Kombëtar Naim Frashëri, organizoi një sërë aktivitetesh:

-Paraditen e datës 25 Maj, Shkolla “Meleq Gosnishti”, në bashkëpunim me QKF, organizoi një festë letraro -artistike në ambjentet e Qendrës Multifunksionale, në përkujtim të kësaj figure jo vetëm Kombëtare.

– Pasdite, Bashkia Përmet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Klubin e shkrimtarëve dhe artistëve “Naim Frashëri”, organizuan një mbrëmje poetike , pjesë e së cilës ishte edhe konkursi i poezise, ku poetë nga të gjitha trevat Shqiptare morën pjesë me krijimet e tyre.