Bashkia Përmet organizoi një aktivitet ndërgjegjësues me rastin e Ditës Botërore kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Të ftuar në këtë aktivitet ishin Z. Gazmir Memaj- Menaxher në Mary Ward Loreto dhe kryetar i rrejtit URAT, Serije Pepa- Punonjëse sociale në organizatën “Të Ndryshëm dhe të Barabartë” dhe Daniel Morton nga Korpusi i Paqes. Gjatë aktivitetit u performua një dramë nga nxënësit Albion Barjami, Vangjel Cajupi, Serena Canka, Emila Filipi, Joan Janku, Aleko Lara, Elda Nasto, Eni Sotiri.
Trafikimi i qënieve njerëzore është një krim i rëndë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Të gjithë mund të ndihmojmë në parandalimin e tij.